Faza e trete e kampionatit ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per KF Shkodra U19. Ajo ka fituar sot ne transferte ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 dhe ka qene nje fitore me permbysje qe ka ardhur vetem ne minutat e fundit.
Ka qene Shakaj ai qe ka shenuar per Partizanin qe ne minuten e 4-te te ndeshjes dhe ky gol i shpejte krijoi pershtypjen se te kuqte do ta fitonin lehte ate.
Por ne fakt me kalimin e minutave KF Shkodra erdhi duke e rritur lojen dhe ndonese krijoi disa raste shenimi, nuk ia doli dot te dergonte topin ne rrjeten e portes kundershtare.
Kur u duk se ndeshja do te mbyllej vetem me kete gol, ne minuten e 85-te do te vinte goli i barazimit per shkodranet. Ata do te fitonin te drejten e nje 11-metershi qe do te kthehej ne gol nga futbollisti Gerti Suka.
Nderkohe ne minuten e 90-te KF Shkodra U19 ka shenuar edhe golin e dyte me autor Kodren. Perfundimisht 2-1 pwr te dhe me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve dhe mban vendin e gjashte ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/