Ditën e enjte, Vllaznia do luajë ndeshjen e kthimit kundër Univ.Craiova në raundin e dytë të Conference League. Kjo për të arritur kualifikimin pas barazimit 1-1 në takimin e parë në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë mund të tentojnë kualifkimin, deri tek penalltitë. Por patjetër që një rrugë më e shkurtër do ishte fitorja e ndeshjes brenda 90 minutave.

E fitoret e Vllaznisë jashtë fushe në pjesëmarrjet europiane nuk kanë munguar në të shkuarën. Duke nisur që nga sezoni i largët 1987-88 për Kupën e Kupave, shkodranët fitonin 4-0 në Maltë kundër Sliema Wandereres. Takim dysh ku Vllaznia merrte kualifikimin në atë periudhë.

Po ashtu historia do përsëritej në sezonin 2001-2002 të Champions League ku fitorja 1-2 në Islandë kundër Reykjavik do kualifikonte sërish Vllazninë. Ku më pas do zhvillohej takimi historik kundër Galatasaray.

Në kupën Intertoto të sezonit 2004, Vllaznia fitonte në Izrael kundër Hapoel Ber’Sheva në shifrat 0-3, ku sërish u kualifikua.

Edicioni 2008-09 i Kupës Uefa do e shikonte Vllazninë sërish me një fitore jashtë fushe kundër Koper të Sllovenisë me rezultatin 1-2, ku sërish do arrihej kualifikimi. Po ashtu edicioni 2009-10 i Europa League, dhe sërish një fitore 1-2 kundër Sligo Rovers në Irlandë do jepte suksesin e 9 herë kampionëve të vendit.

Sezoni 2011-12 i Europa League do shënonte një tjetër fitore jashtë fushe kundër Birkirkara të Maltës me rezultatin 1-0. Ku sërish do arrihej kualifikimi. E fitoret jashtë fushe të Vllaznisë nuk kanë munguar gjatë historisë europiane dhe kjo mund të jetë një shenjë edhe për kualifikimin e rradhës. Pavarësisht se vitet kanë kaluar dhe kundërshtarët nuk janë të njëjtë si në të shkuarën.

Endri ÇINARI