Tre pikët e marra në ndeshjen e parë të kampionatit natyrisht që kanë rritur entuziasmin në kampin shkodran dhe sidomos tek tifozët që duken të etur për të parë një Vllazni të fortë.
Entuziasëm ka patur edhe tek stafi teknik e lojtarët por vetëm për pak kohë. Madje, pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, me të mbaruar ndeshja, kanë filluar të merakosen për tjetër gjë, dëmtimet e disa lojtarëve.
Kështu, Krymi dhe Gligorov kanë lënë fushën e lojës të dëmtuar, ndërkohë që edhe portieri Sherri ka luajtur me vështirësi sepse ka ndjerë shqetësime.
Mjeku Çoba, fizioterapisti Haxhaja dhe masazhatori Mesi kanë nisur menjëherë të merren me këto futbollistë për të bërë çmosin e rikuperimit sepse sfida e rradhës, ajo me Bylisin është në prag dhe këto lojtarë duhet të jenë në fushë.
Disi më problematikë duket dëmtimi i maqedonasit Gligorov. Ai ka patur një dëmtim në kavije prej disa ditësh dhe në minutat e fundit të ndeshjes ka marrë një tjetër goditje, çka i ka shkaktuar dhimbje të mëdha dhe për rrjedhojë është detyruar të lërë fushën.
Ende nuk mund të thuhet nëse ai do të rikuperohet për të mërkurën apo jo, megjithatë çdo gjë do të shikohet në ditët në vazhdim.
www.shkodrasport.com