Suksesi i djeshem ndaj Partizanit padyshim qe ka qene shume i rendesishem. Ka qene nje ndeshje e cila kurrsesi nuk duhej humbur sepse do ta nxirrte Vllaznine perfundimisht jashte pretendimeve per titullin kampion.

Ndoshta edhe barazimi vlente, por fitorja dhe per me teper e arritur ne minuten e 90-te dhe me permbysje, ia ka shtuar edhe me shume rendesine asaj sepse shkodranet treguan se jane serish aty, ne garen per titullin kampion.

E kane bere kete gje duke mundur dje Partizanin kryesues brenda ne fushen e tij, ashtu siç e kane mundur edhe Tiranen po ne fushen e saj. Nje tregues ky i forces se kuqebluve qe nese nuk do te kishin gabuar ndaj disa kundershtareve te konsideruar te lehte, sigurisht qe sot do flisnim ndryshe.

Megjithate i rendesishem mbi te gjitha ishte suksesi i djeshem. Jo me kot, skuadra ka festuar edhe ne dhomat e zhveshjes si pak here kete sezon. E kane bere kete gje sepse e kane ndjere se u shperblye sakrifica e bere, per me teper me shume mungesa te rendesishme ne formacion.

Por Josa nuk ka festuar sepse ai tashme mendjen e ka tek sfida e rradhes, ajo e se martes me Bylisin. Ndeshjet jane te ngjeshura dhe duhet shume kujdes. Janari mund te vendose shume gjera per te ardhmen e Vllaznise dhe ne fakt, e djeshmja ndaj Partizanit ishte vetem sprova e para. E cila u kalua me sukses…/SHKODRA-SPORT.COM/