Pas zyrtarizimit nga ana e klubit Vllaznia, edhe vete portieri Bojan Zogoviç permes rrjeteve sociale i ka dhene lamtumiren skuadres shkodrane. Nje lamtumire permes shume falenderimesh.

“Pershendetje te gjitheve. Pas 3 sezonesh dhe 125 ndeshjesh, dy trofesh, largohem nga KF Vllaznia. Faleminderit presidentit, njerëzve të klubit, të gjithë trajnerëve dhe tifozëve për mbështetjen e tyre!

Tre vite të mrekullueshme në të cilat e rikthyem klubin në skenën evropiane dhe sollëm dy trofe. Shkodra mbetet shtëpia ime e dytë. I uroj klubit çdo të mirë dhe të arrijë rezultatet më të mira në të ardhmen”- shkruan Zogoviç.

Largimi i tij ne fakt erdhi disi i papritur sepse ai qe prej se henes eshte ne stervitje me ekipin. Kjo ngaqe kishte arritur nje akord paraprak me drejtuesit per rinovimin e kontrates, por sot kur jane bere bisedimet duket se diçka nuk ka shkuar ashtu si duhet.

Megjithate Bojan nuk ka asnje keqardhje. I ka uruar suksese Vllaznise dhe duke u shprehur se Shkodra do te jete shtepia e tij e dyte. Ne fakt ka te drejte. Tre vite te kaluara ne kete qytet, nuk jane pak./SHKODRA-SPORT.COM/