Në Spanjë është dhe do të jetë gjithmonë Real Madridi kundër Barcelonës. Një rivalitet historik mes “Los Blancos” dhe blaugranave, që edhe më të rinjtë e njohin dhe e jetojnë në maksimum.

Konfirmimi erdhi nga disa deklarata të fundit të Gavit, i cili duke folur për tregun e transferimeve dhe nënshkrimet e fundit të madrilenëve (shih atë të Bellingham) , lavdëroi forcën e ekipit katalanas, pra të tijve.

“A i kam parë përforcimet që Real Madridi po bën? Mund të nënshkruajë me këdo që dëshiron, nuk jam shumë i interesuar, – tha Gavi. – Jemi plotësisht të fokusuar te vetja, kemi një super skuadër.

Barcelona po kalon kohë të vështira ekonomikisht, por lojtarët e akademisë kanë arritur një nivel të lartë. E përsëris, nuk më intereson çfarë bën Real Madridi apo të tjerët. Ne kemi talentet tona dhe do të vdesim për këtë fanellë”./telesport/