Bashkë me Krymin në dy vitet e fundit krijuan një dyshe e cila ka qenë një nga pikat më të forta të Vllaznisë. Një dyshe që bënte gjithçka ashtu si duhet në lojën e kuqebluve, si në atë mbrojtëse, por edhe atë Jonuzi.

Për Fjoart Jonuzin këto dy sezone kuptohet që do mbahen mend sepse janë dy më të mirët e karrierës së tij, megjithatë është ende e paqartë nëse do të ketë apo jo një të tretë me fanellën e Vllaznisë.

Kjo sepse sipas informacioneve që “Shkodra Sport” ka marrë nga burime pranë tij, mësohet se numri 8 i kuqebluve është duke parë për një aventurë të re. Menaxheri i tij ka nisur punën dhe ideja është për ta sistemuar në një ekip jashtë vendit.

Te Vllaznia ndërkohë duan t’i ofrojnë rinovim, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Në rast se do të largohej edhe ai, padyshim që ky do të ishte një problem i madh sepse trajnerit Josa do t’i duhej ta ndërtonte repartin e mesfushës nga fillimi sepse edhe Krymi tashmë është larguar.

Megjithatë drejtuesit kuqeblu do të tentojnë ta bindin sërish mesfushorin për të rinovuar, kuptohet duke i ofruar një kontratë të re me rritje rroge dhe në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me këtë gjë./SHKODRA-SPORT.COM/