Vllaznia u perball pasditen e se enjtes jo vetem me nje kundershtar me te forte ne fushen e lojes, por edhe me shume probleme shendetesore per futbollistet e saj.

Gjendja e disa prej tyre siç eshte bere tashme e ditur, nuk ka qene e mire dhe disa prej tyre kane luajtur pas serumeve qe kane marre.

I pari qe shfaqi probleme nje nate para ndeshjes me AEL ka qene mesfushori Fjoart Jonuzi. Fizioterapisti Haxhaja permes nje statusi te shperndare sot ne rrjetet sociale, ka zbuluar nje fakt shume interesant rreth ketij lojtari.

Ne kohen kur ai po merrte serumin dhe ishte ne dyshim aktivizimi i tij ne fushe te nesermen, mesfushori kukesian ka thene nje shprehje shume domethenese qe e ben ate nje “shkodran” te vertete: “Nami te bahet, une neser do te luaj”. Kete e ka zbuluar Haxhaja ne statusin e tij kur

Sot situata shëndetësore e sportistave është e stabilizuar, ku vazhdojnë trajtimin e mjekimit nga viroza e stinës.

Të punosh me Fjori Jonuzi është nder dhe lojtar që e dëshirojnë gjithë ekipet.Faleminderit Jonuz. “Nami mu ba une do luaj”- kjo ishte shprehja kur une po e mjekoja”.