Një gol i Tomisllav Bushiç në minutën e 9 të ndeshjes i ka dhënë fitoren minimale 1-0 Flamurtarit përballë Partizanit kryesues.

Një fitore për moral, por edhe që tregon se pse vlonjatët kërkuan me aq ngulm Elton Kale të cilin më në fund arritën ta blinin dhe federonin këtë javë.

Braziliani ishte i pandalshëm në pjesën e parë, duke dhuruar spektakël me driblime, pasime të shumta dhe sidomos asistin për Bushiç që vendosi ndeshjen. U pa qartë se me rënien e brazilianit në pjesën e dytë, ra edhe manovra ofensive e vlonjateve të cilët i dorëzuan terren Partizanit.

Por ky i fundit, pavarësisht volumit të lojës që krijoi, nuk arriti të kalonte Koliçin, i vëmendshëm në çdo top drejt zonës së tij dhe u desh të nënshtrohej para humbjes së tretë sezonale e cila tani i rrezikon edhe kreun e klasifikimit.