Flamurtari ka marrë një fitore me shumë vlerë pasditën e sotme ndaj Korabit, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 0-1. Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në shumë të tjera të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar të luajtura po sot, nuk kanë munguar futbollistët shkodranë në fushën e lojës, madje edhe si autorë golash.

Kështu, tek Flamurtari titullar nga minuta e parë ka qenë kapiteni Denis Pjeshka, ashtu si edhe Behar Ramadani, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua në fushën e lojës edhe ish-mesfushori i Vllaznisë, Paolo Pjeshka.

Ata zhvilluan paraqitje mjaft të mira, teksa me lojën e tyre ishin ndër protagonistët kryesorë në fitoren e Flamurtarit ndaj Korabit. Në këtë mënyrë, futbollistët shkodranë vazhdojnë ta thonë fjalën e tyre, ashtu siç duhet edhe në Kategorinë e Parë, ku po luajnë me sukses dhe njëkohësisht po shënojnë edhe gola për ekipet e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/

Korabi-Flamurtari 0-1

Goli: Sidibe 36’

Korabi (4-3-3): Qyrani, Lilaj, Paplekaj, Lila, Kasalla, Kryemadhi, Mziu, H. Marku, Geci, T. Marku, Dragoj (u aktivizuan: Reçi, Xheka, Boçka, Çema) Tr: Shpend Kumbarçe

Flamurtari (4-2-3-1): Teqja, Hasa, D. Pjeshka, Imami, Beqja, Sidibe, Ramadani, Anthony, Oliveira, Zogaj, Di Estefano (u aktivizuan: Deliaj, Metani, Vitija, P. Pjeshka, Kondaj) Tr: Emiliano Çela