Flamurtari u shpall kampion i Kategorisë së Dytë dhe sezonin që vjen do jetë pjesë e së Parës, për të tentuar ngjitjen në Superligë në 100 vjetorin e themelimit të klubit.
Në Vlorë nuk po qëndrojnë duarkryq, duke menduar për sezonin e ardhshëm. Administratori Sinan Idrizi po tenton të bëjë “shopping” në Shkdoër, duke dashur në ekip dy lojtarë të Vllaznisë.
Nëse interesi për mbrojtësin Abdurraman Fangaj dihej, tanimë në Vlorë kërkojnë edhe djalin e shtëpisë, sulmuesin Ardit Hoxhaj. Megjithate mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe.
Per momentin te Vllaznia nuk jane duke u marre me merkaton sepse jane te fokusuar totalisht te mbyllja e ketij sezoni. Per kete arsye, mbetet per t’u pare nese drejtuesit kuqeblu do te tentojne t’i mbajne keto lojtare apo do t’i lene te lire te largohen.