Ekipi i “Air Albania”, qe perfaqeson Shkodren, eshte eleminuar ne ndeshjen çerekfinale ndaj Beautiful Albania, per llogari te kampionatit 5X5. Ndeshja perfundoi me rezultatin 3-1 per Beautiful Albania.

Pjesa e pare u mbyll 1-0, nderkohe qe ne pjesen e dyte edhe pse Air Albania shenoi me ane te Admir Mehjes, nuk arriten qe t’ia dalin. Keshtu, per kete ekip mbyllet ketu ky kampionat, pikerisht ne fazen çerekfinale.

Kujtojme se pjese e ketij ekipi kane qene emra ish-futbollistesh si Sajdi Guri, Alban Bashaj, Admir Mehja, Ergys Mehja, Gilman Lika, Haris Lika, Fatos Behari dhe Jason Rexhaj.

Ne kete kampionat, Air Albania kishte si synim fitimin e titullit kampion, por me keqardhje nuk ia doli dhe tashme nje gje e tille mbetet per t’u tentuar serish ne te ardhmen, pasi asgje nuk eshte e pamundur.
Maringlen ZHIVANI