Rubin Hebaj e ka “bere ves” shenimin e golit pothuajse çdo jave. Sulmuesi shkodran ka shenuar edhe kete fundjave ne ndeshjen ndaj Kastriotit, teksa ishte ai qe me cinizmin e tij i dha fitoren ekipit te tij kete jave.

Ky gol ka qene rrjeta e 9-te ne Abissnet Superiore per sulmuesin shkodran, qe u afrua te Teuta ne merkaton e janarit. Me kete shifer golash, ai eshte ne kuote te barabarte me Seferin, Guindon e Xhixhen, per golat e shenuar nga janari dhe deri me sot.

Çka do te thote se nese do te kishte qene qe ne shtator pjese e Superliges, sot do ta kishim kandidat per “Kepucen e Arte”. Ne fakt, rendesi ka qe Rubin Hebaj po e justifikon ne menyren e duhur afrimin e bere nga drejtuesit e saj kete merkato dimerore.

Ne 18 ndeshje, ai ka arritur te shenoje 9 gola deri tani per ekipin durrsak. Treguesit jane pozitiv deri me tani dhe pse jo, drejtuesit e Vllaznise mund ta kene parasysh ecurine e sulmuesit shkodran, Rubin Hebaj.
Maringlen ZHIVANI