Artan Shyti është një nga kandidatën që ka propozuar FSHF-ja për ntë marrë drejtimin e KOKSH. I ftuar në emisionin “MCN SportZone”, Shyti ka shpërthyer duke u shprehur se ky institucion është një organizat mafioze dhe kanë 3 vite që vetëm bëjnë skandale.

“KOKSH është një organizatë mafioze, që mundohet me të gjitha format e mundshme, kur them KOKSH, duhet kuptuar jo… Sepse KOKSH, anëtarë janë të gjitha federatat.

Ata që po mundohen ta menaxhojnë, një grup që ka tre vjet që bën skandale përditë atje, po mundohet të menaxhojë dhe një aktivitet dhe një mundësi për ta reformuar, një mundësi siç janë zgjedhjet, po mundohen ta mbajnë në batakun e vazhdimit të këtyre viteve të fundit të atij institucioni.

Politika me sportin në planin shtetëror po luan në mënyrën më të keqe me institucione që nuk funksionojnë. Nëse edhe këtu futet politika për ta pushtuar, atëherë me të vërtetë nuk ka ngelur asnjë hapësirë”./newsport/

Më 17 prill do të mbahet edhe Asamblen e Përgjithshme ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri i KOKSH. Pak ditë më parë u zbulua se Komisioni Verifikimit dhe Etikës kishte përjashtuar 23 federata që nuk do të kenë të drejtë vote e mes tyre janë Federata e futbollit, e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes.