Skuadra e Tërbunit fitoi sot në Luz dhe tashmë është afruar dukshëm edhe me dy vendet e para, duke e bërë edhe më të bukur garën në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

Një ndeshje të cilën e kanë zgjidhur shpejt, madje duke shënuar dy gola që iu kanë dhënë siguri skuadrës së Edmond Dalipit.

Në fund, festa ka qenë legjitime në kampin pukjan dhe duket se nuk ka munguar as premio. Madje, siç edhe bën me dije shefi i klubit të Tërbunit, Viktor Gjoni, edhe ky një emër i njohur që ka drejtuar ekipin në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, mbështetja ka qenë maksimale nga të gjithë faktorëtpër ekipin e futbollit.

Viktor Gjoni për “Vipsport”, thotë se: “Skuadra është në rrugë të mbarë, është bërë një punë e mirë nga të gjithë faktorët dhe kjo fitore është shpërblyer edhe me një premio që ka vënë një biznesmen dashamirës pukjan.

Shpresojmë që të kemi edhe të tjera premio dhe mbështetje në ndeshjet e ardhshme, sepse Tërbuni është ndërtuar me kujdes dhe kam besim se do e realizojmnë misionin tonë që është rikthimi në Kategorinë e Parë”, – tha Viktor Gjoni pas fitores me Luzin në fushën e këtij të fundit./vipsport/