HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEFlamurtari sfidon Vllazninë, ja formacioni që pritet të zbresë sot në 'Loro...

Flamurtari sfidon Vllazninë, ja formacioni që pritet të zbresë sot në ‘Loro Boriçi’

Flamurtari do vizitojë sot Shkodrën për ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të kupës së Shqipërisë. Një ndeshje më tepër për statistikë dhe prestigj duke parë edhe fitoren 1-2 në ndeshjen e parë të Vllaznisë në Vlorë. Por trajneri Dritan Resuli duket se ka projektuar formacionin për këtë takim.

Kështu në portë pritet një veteran si Shpëtim Moçka që mungoi në ndeshjen e parë. Në mbrojtje emra të njohur si: Gocaj në të djathtë dhe Liçaj majtas e ndërsa qendra nga dyshja Bicaj-Qarri.

Një mesfushë e përbërë nga 3 lojtarë, ku forcës dhe eksperiencës së dyshes shkodrane, Ramadani-Pjeshka i shtohet edhe fantazia e Indio.

Në sulm Diamanti dhe Çelhaka nga krahët do jenë në mbështetje të Andi Ribajt. Kjo pritet të jetë edhe 11-tshja që do zbresë sot në orën 13:45 në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë për ndeshjen e kthimit të Kupës së Republikës.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments