Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlamurtari tregon provat, protestë për polemikat në ndeshjen ndaj Partizanit: Rasti i...

Flamurtari tregon provat, protestë për polemikat në ndeshjen ndaj Partizanit: Rasti i golit të anuluar është i qartë dhe flet vetë

Flamurtari është mundur sot në shtëpi nga Partizani me shifrat 1-0, por vlonjatët kishin shumë ankesa për gjykimin në fushë dhe nga VAR-i. Pretendimet e vlonjatëve janë kryesohet për një gol që iu anulua për pozicion jashtë loje, teksa kanë publikuar edhe pamjet që sipas tyre nxjerrin në pah gabimin e VAR-it.

“Në shtatë javë kampionat, Flamurtari F.C. nuk ka kërkuar të viktimizohet dhe as është ankuar për rastet e përsëritura të vendimeve arbitrare në fushë. Klubi ka treguar gjithmonë korrektësi dhe respekt ndaj garës dhe institucioneve të futbollit. Megjithatë, rasti i golit të anuluar sot është i qartë dhe flet vetë.

Flamurtari F.C. kërkon vetëm drejtësi dhe trajtim të barabartë për të gjitha skuadrat, në respekt të lojës së ndershme dhe të vlerave të futbollit”, shkruhej në postimin në rrjetet sociale të klubit që shoqërohej me videot e pretendimeve që kishin vlonjatët për gabimet e gjyqtarëve në fushë dhe në VAR për ndeshjen me Partizanin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments