Probleme me Jorgjin ne ndeshjen ndaj Tiranes, probleme me Koçin ndaj Partizanit dhe per rrjedhoje tek Vllaznia kane filluar te shohin me pesimizem problemin e arbitrimit.
Kapiteni Lika nje dite me pare ngriti shqetesimin e gabimeve te bera nga Vllaznise teksa asaj i jane mohuar te pakten 4 pike me te cilat sot ajo do te ishte ne vendin e pare.
Por nga ana tjeter, kuqeblute kane pare perpara pikerisht tek ndeshja e sotme me Flamurtarin, ku arbiter kryesor duket se do te jete Ardian Beqiri, i kolegjiumit te Tiranes.
Futbollistet dhe stafi teknik i ekipit shkodran presin vetem drejtesi prej tij ne fushen e lojes dhe te fitoje ai qe e meriton dhe kurrsesi te ndodhe qe fituesin ta vendose arbitrimi.