Pas fitores me Flamurtarin javën e kaluar, Vllaznia do të kërkojë një tjetër fitore, këtë herë në ndeshjen që do të luajë të shtunën në Fier ndaj Apolonisë. Trajneri i saj Baldo Raineri, në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se situata në skuadër javën e  fundit është shumë e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e skuadrës në të ardhmen.


Sipas Raineri, ndeshjet me Apoloninë dhe Elbasanin, janë kampionati i vërtetë për Vllazninë e për këtë arsye, në takimin e nesërm me fierakët nuk do ketë asnjë objektiv tjetër përveç fitores.Takimi Apolonia- Vllaznia do të luhet ditën e shtunë në orën 17.00 në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesir e klubit shkodran të cilët kanë ndër mend të vendosin një tjetër shpërblim në rast fitoreje të kuqebluve.