Emocionet e pragndeshjes finale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit shtohen gjithnje e me shume dhe ne padyshim qe do te mundohem t’i sjellim gjithnje e me prane jush ato duke intervistuar shume protagoniste dhe jo vetem.
Gazeta “Shkodra Sport” perveç rubrikes “Flasin tifozet”, ka menduar te hape edhe nje rubrike te re, ate “Flasin gazetaret”. Duke qene njerez te medias dhe me prane sportit, emra te njohur te kesaj fushe do te japin ne keto tre dite mendimet e tyre ne lidhje me kete takim shume te rendesishem.
E vijojme kete rubrike me gazetarin e njohur shkodran Admir Uruçi i cili ka pranuar me kenaqesi te intervistohet nga “Shkodra Sport”, interviste qe mund ta lexoni me poshte:
– Adi, si po e perjetoni pragndeshjen finale te Kupes ne mes Vllaznise dhe Laçit?
Si gazetar do të thoja që është një nga sfidat më delikate të Vllaznisë në këtë sezon. Nuk varet vetëm fitimi i Kupës por më e rëndësishme është që Vllaznia do të sigurojë kalimin në Kupat e Europës. Nëse Vllaznia do që të mos e quaj sezon të dështuar këtë të sivjetmin, duhet që ta fitojë këtë trofe. Si tifoz e shikoj si një mundësi të mirë për të sjellë sërisht në Shkodër një tjetër Kupë që do të ishte historike për këtë klub që për të dytin sezon me rradhë sjellin këtë trofe në Shkodër.
– Si i konsideroni shanset e seciles skuader per ta fituar kete ndeshje?
Dëshira e jona si e çdo shkodrani është që Vllaznia të fitojë këtë trofe. Por për të qënë realist në atë që them kam pak besim se Vllaznia mund ta fitoj këtë trofe. Këtë e mbështes në disa arsytime. Vllaznia në këtë pjesë të fundit të sezonit nuk u ngjit asnjëherë me lojë në skudrën që ishte në dy fazët e para të kampionatit. Vllaznia ka probleme fizike të cilat janë theksuar disa herë nga ana e ish trajnerëve.
Një gjë e tillë nuk mund të rikuperohet për këtë takim. Vllaznisë i duhet me doemos fitorja e këtij trofeu gjë që presionin e ka pikërisht skuadra e jonë. Jam skeptik se Vllaznia këtë sezon ka qënë një nga ekipet me të dënuara nga gjykimet edhe për këtë takim nuk kam shumë besim se situata do të ndryshoj në këtë përballje. Laçi nga ana e tjetër është më i qetë pasi ka siguruar Kupat e Europës. Ka bërë një sezon më të mirë se Vllaznia.
Ka patur gjithë kohën e duhur që disa nga lojtarët të jenë më të freskët para kësaj finaleje. Por në këtë takim është një frikë tjetër ku me dalje në skenë dhe ku pas shpinës së Vllaznisë, mund të jetë Kukësi që do të kërkoj përmes Laçit të shkoj në Kupat e Europës dhe të shpëtoj sezonin e vet. Pra Vllaznia nuk luan vetëm kundër Laçit këtë finale. Por do të jetë e vetëm përballë shumë faktorëve. Megjithatë do isha shumë i lumtur dhe i kënaqur që ky pesimizëm i imi të jetë i gabuar dhe të plotësohet dëshira që ne të jemi sërisht fitues të Kupës.
– Cila duhet te jete pika me e forte e Vllaznise per kete ndeshje?
Pika më e fortë do të jetë tekniku Josa. Nëse ne do të fitojmë këtë ndeshje pra të fitojmë Kupën, ka për të qenë një meritë e padiskutueshme e teknikut Josa që do të dijë ti motivoj këta lojtarë. Lojtarët duhet të diftojnë karakter dhe të bëjnë maksimumin që të mos e dështojnë këtë sezon. Duhet të harrojnë gjithçka për të ngritur lart këtë trofe. Duhet të japin mbi maksimumin e mundësive që kanë.
– Mendoni se do kete shume tifoze ne shkallet e “Air Albania” per kete ndeshje?
Ajo që dihet është se Vllaznisë sdo ti mungojnë tifozët në këtë ndeshje. Sipërherë atyre tifozëve që do të udhëtojnë nga Shkodra do ti shtohen edhe shkodranët por jovetëm që jetojnë në kryeqytet e janë tifoza të Vllaznisë. Vllaznisë skanë për ti munguar as kësaj here tifozat, por duhet që ekipi t’ia kthejç me fitoren e trofeut mundin e tyre. Do të ketë edhe organizime të grupimeve të tifozëve të cilat sdo të mungojnë. Jam i bindur se për nga tifozlleku ne do ta fitojmë këtë trofe shpresojmë që të njëjtën gjë të bëj edhe ekipi.
– Nje parashikim i juaji per rezultatin e kesaj ndeshje…
E thashë edhe më lart. Vllaznia do ta ketë teje të vështirë arritjen e këtij trofeu. Megjithatë jasht çdo skepticizmi tim sërisht besoj se djemt dhe tekniku Josa do të bëjnë maksimumin që të fitojnë këtë Kupë. Asnjëherë nuk mendoj të keqen para të mirës dhe këtë do ta bëj edhe para kësaj ndeshje. Do të besoj deri në fund që ne do të jemi fitues të Kupës dhe do të jemi në Kupat e Europës, duke i dhënë një mesazh të fortë të gjithë ekipeve të tjera me aleancat që bënë jo pak në këtë sezon në kurrizin e Vllaznisë. Duhet ta dinë të gjithë se Vllaznia mbetet Vllazni.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI