Bashkia e Kukësit nuk ka më përqindje aksionesh te KF Kukësi. Mësohet se 12.5% të aksioneve që zotëroheshin nga njësia e qeverisë vendore i është shitur privatit. Më konkretisht, këtë pjesë të aksioneve që zotërohej nga Bashkia e ka blerë Braka SHKP për vlerën 65 milionë lekë të vjetër.

Pjesa tjetër e aksioneve, 87.5%, zotërohet nga Lavdrim Gjici, vëllai i presidentit të nderit të Kukësit, Safet Gjici, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Shitja e aksioneve të Bashkisë te Braka SHKP nuk vë në diskutim vendimmarrjen, pasi kuptohet familja Gjici, me përqindjen e aksioneve që zotëron nuk mund të pengohet vendimet që do të merre nga një aksionar që ka vetëm 12.5% të aksioneve.

Përkundrazi, përfshirja e Braka SHKP si pronare e klubit pritet të rritë kapacitetet financiare të Kukësit, që sezonin e ardhshëm synon të jetë forcë e parë në elitën e futbollit shqiptar.