Tifozet besojne te kthesa e Vllaznise. Pas Gezim Çoçjes, nje tjeter tifoz i zjarrte i skuadres shkodrane, Astrit Karakaçi eshte ne te njejten linje me te, teksa beson ne ndryshimin e situates me ardhjen e Joses ne krye te kesaj skuadre.

Karakaçi ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur se Vllaznia shanset me te medha per te shkuar ne Europe, i ka permes finales se Kupes, te cilen duhet ta fitoje patjeter.


– Karakaçi, si e shikoni gjendjen e Vllaznise tashme pas ndryshimit te trajnerit?

Vllaznia luan neser ndeshjen e radhës, ate me Egnatian. Ajo vjen pas disa ndeshjeve jo vetëm pa rezultate, por edhe pa cilësi lojet. Sigurisht ndryshimi i trajnerit na bën më optimist edhe pse koha për të ndryshuar diçka për këtë ndeshje nuk është në favor.


– A besoni tek ndryshimi i situates pas ketyre levizjeve te fundit ne pankine?

Ndryshimet e trajnerëve kanë qëllim te rregullojne performancen e lojës dhe rezultatet, kur ekipi nuk eshte në ritmin e duhur për te arritur objektivat. E në rastin e Josës, njohës i mirë i Vllaznisë e jo vetëm, sepse eshte ndër trajnerët me cv me të pasur në Superligën shqiptare. Nisur nga këto, besojmë se Josa do të ndryshojë diçka për mirë ne skuader.

– Te shtunen ndeshja ndaj Egnatias. Do te fitoje Vllaznia ate dhe a do arrije ajo objektivat qe ka per kete fund- sezoni?

Koha ne dispozicion për të arritur objektivat në kampionat eshte shumë e limituar, por deri sa matematikisht eshte e mundur, si dihet. Por mendoj se objektivat e sezonit janë me të mundshme me u arritë me fitimin e kupës. Prandaj dhe prania e Josës eshtë nje garanci plus, se autoriteti e përvoja e tij të bejnë te besosh.


– Finalen ndaj Laçit, si e parashikoni?

Finalet janë emocionuese, por kjo e këtij viti për Vllazninë është “detyrë e fortë shtëpie”. Detyrë të cilën unë besoj se do ta fitojmë.


– Si e mendon te ardhmen e Vllaznise pas ketij sezoni?

Ndryshimi i trajnerit pak para përfundimit të sezonit (personalisht mendoj se do ishte bere ma përpara) ka dy qëllime, shpëtimin e sezonit dhe piketimin e elementit për sezonin e ardhshëm. Në rastin tonë Josa të jep garanci si njohës i mirë i Superligëse si promovues i elementit të ri, gjë për të cilën ka dhanë shembuj gjithmonë.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI