HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlasin tifozët/ Astrit Karakaçi: Uroj që ngërçi i ankimimeve të ankandit të...

Flasin tifozët/ Astrit Karakaçi: Uroj që ngërçi i ankimimeve të ankandit të Vllaznisë të mbarojë shpejt

Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” qe dje ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Astrit Karakaçi, i cili eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne kete menyre:

“Për mënyrën se si e filluam sezonin që kaloi ku ekipi dihet se çfarë gjendje ishte mendoj se bene me te miren e pa menduar. Edhe pse nje ekip i ndertuar pa emra të spikatur, falë punës së mirë të stafit e veçanarisht të trajnerit të parë, shto këtu edhe dëshirën e lojtareve keto për pjesën teknike.

Sa i takon pjesës organizative meritë të madhe ka sponsori Xhaferi që me energjinë e tij vuri ne lëvizje edhe kryetaren e Bashkisë që me thenë te drejtën këte vit i ka ndenjur shume afer ekipit. Sezoni që po vjen sigurisht që ka pritshmëri me te medha se edhe koha ne dispozicion eshte me e madhe edhe pozicioni i ekipit eshte me atraktiv për lojtarët që janë në treg.

Unë besoj të aftësitë e drejtorit teknik e trajnerit që do bejnë zgjedhje sa me te mira në funksion të kompletimit të skuadres. Ishalla edhe mbështetja financiare nuk do mungojë.

Uroj që ngërçi i ankimimeve të ankandit të mbaroje sa me shpejt për të mirën e ecurisë së Vllaznisë. Mendoj se Vllaznia këte vit do jetë e sukseshme duke patur parasysh se futet në garë me petkun e nenkampiones e fitueses së kupës.”
Andi GJURGJEJ

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments