Të gjithë e pamë Vllazninë dhe lojën e saj të bukur. Përjetuam cdo emocion dhe ankth gjatë kampionatit. Loja e saj ishte në nivelet e duhura dhe të gjithë ne e shijuam,sidomos tifozat e cmendur të Shkodrës.

Kapiteni Gurishta pati ndikim e tij në këtë trofe, që pas 13 vitesh erdhi në “në vendin që i përkiste” sic edhe ai shprehet. Gjithashtu gjatë intervistës ai zbuloi për ne disa të pathëna për veten, jetën e tij private dhe karrierën.


-Më në fund pas 13 vitesh, Vllaznia risjell kupën në Shkodër. Çfarë pitshmërish keni tani për skuadrën?

Vllaznia pas 13 vitesh kthehet tek trofeu. E kam theksuar që kjo skuadër, ky qytet nuk e ka merituar kaq shumë vite pa trofe. Tani do vështirsohet puna për Vllazninë, sepse futet në sezonin e ri si favorite.

-Çfarë iu pengoi të rrëmbenit vendin e parë? A besoni se Vllaznia mund të bënte më mirë?

Tani kur kthejmë kokën pas themi se mund të kishim bërë më mirë, por nuk duhet të harrojmë se shumë ndeshje i kemi fituar në kohën shtesë. E rëndësishme është që kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe fituam një trofe. Për këtë duhet të jemi të gjithë të lumtur.

-Të jesh kapiten do të thotë të mbash shiritin, apo shumë më tepër?

Normalisht që nuk do të thotë të mbash vetëm shiritin. Është një përgjegjësi shumë e madhe dhe për mua është nder të jem kapiteni i skuadrës ku jam rritur, kapiteni i qytetit tim. Kapiteni duhet të jetë një shembull si në fushë dhe po ashtu jashtë saj.

-Nëse për një arsye apo tjetër nuk do të ishit futbollist, çfarë do zgjidhnit të ishit?

Kur isha në shkollën fillore të gjithe mësuesit i thoshin prindërve që unë ta lija futbollin, sepse futbollist bëhen pak vetë. Duhet të fokusohesha tek shkolla, sepse kisha shumë dhunti sidomos në matematike dhe fizikë. Por pasioni im ishte futbolli dhe vendosa që t’i përkushtohesha kësaj endrre.

Nuk e kam mendu se çfarë do të isha po te mos ishte futbolli, por tani që po ma bëni këtë pytje po vendos të them ndoshta do isha arkitekt për shkak se isha shume i mirë në shkollë.


– Pra sipas kesaj që thatë në këndvështrimin tuaj, futbollist i mirë lind apo bëhesh?

Une mendoj se pasioni për futbollin lind, por pastaj që të bëhesh futbollist i mirë është një rrugë shumë e gjatë. Do kesh shumë veshtiresi, por po pate dëshirë dhe kurajo që ta ndjekësh endrrën tënde gjithmonë do dalësh i fituar.

-Prej guximit e kurajos, po kalojmë pak te ato gjana që të frikësojnë. Çfarë të frikëson më tepër. A ke diçka fobi?

Sinqerisht nuk kam asnjë fobi. Është shumë e habitshme, sepse diçka duhet të ketë njeriu frikë. E vetmja gjë që i frikësohem është Zoti.


-Cili është lojtari më i vështirë për t’u bindur tek Vllaznia? Cili është ai që bën më shumë humor dhe cili është djalë për shtëpi tek Vllaznia?

Brazilianët kanë një karakter ndryshe dhe do të thoja Da Silva në fillimet e tij, por tani është mësuar dhe bindet shpejt. Për më shumë humor kemi Krymin edhe Adilin. Ndërsa djalë për shtëpi do të thosha kapiteni.(dhe qesh).


-Me cilin prej tyne keni më tepër miqësi, ee e veçoni pak, po pak më shumë ndosht?

Kam shumë relata të mira dhe dal shpesh pothujase me të gjithë, por pak më shumë do veçoja Herald Markun. Edhe pse ka vetëm 2 vjet që njihemi bashkë, më duket sikur ka shumë vite që njihemi.

– Vajza perfekte per kapitenin e Vllaznise eshte……… apo më duket se iu kanë vjedhur zemren? Në një foto të postuar në llogarinë tuaj në instagram, ju shfaqeshit në krah të një bukurosheje…

Fiks ashtu siç e thatë edhe ju, vajza perfekte për mua është ajo që më ka vjedh zemren.


-Si quhet bukuroshja dhe sa kohë keni bashkë?

Quhet Edona. Ne kemi 2 vjet e pak muaj bashkë, por na duket sikur kemi një jetë me njëri-tjetrin. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe besimi që kemi për njeri-tjetrin na ka shtuar më shumë dashurinë. Është fiks ajo vajza që ëndërroja të kisha në krahë kur isha i vogël dhe jam shumë i lumtur që kam gjetur personin e jetës.

– Ku e sheh veten kapiteni i Vllaznisë pas 5 vitesh?

Asnjëri nuk e di të ardhmen. E vetmja gjë që deshiroj është që të jemi të gjithë mirë dhe vetes i uroj shume trofe.
Intervistoi: Sajmira Bajraku