Ka firmosur para pak ditesh dhe mezi pret te zbrese ne fushe per te nisur aventuren e tij te re me Vllaznine. Mbrojtesi malazez Darko Bulatoviç ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka folur per arsyen qe e çuan t’i thote “po” ofertes se kuqebluve, por edhe per gjera te tjera.

Mbrojtesi 31 vjeçar ka sqaruar edhe faktin nese luan ne qender te ketij reparti, apo ne te majte, megjithate per te e rendesishme eshte te jape me te miren e tij ne fushen e lojes. Per me shume lexoni intervisten e dhene per “Shkodra Sport”:

– Keni firmosur për Vllazninë. Cila është arsyeja që zgjodhët këtë skuadër?

Zgjodha Vllazninë sepse dua sfida të reja në karrierë.

– Kush ju bindi që të pranoni ofertën e drejtuesve të Vllaznisë?

Menaxheri ma rekomandoi dhe më pëlqeu oferta.

– Pozicioni juaj i preferuar është ai i qendërmbrojtësit apo mbrojtësit të majtë?

Ne dy sezonet e fundit tek Sutjeska kam luajtur më shumë mbrojtës qendror, por në ekipin kombëtar të Malit të Zi kam luajtur mbrojtës i majtë. Para kësaj unë kryesisht luajta me të majtë.


– Keni dale nënkampion me Sutjesken dhe vini tek Vllaznia edhe ajo nënkampione. Çfarë synoni me ekipin tuaj të ri?

Me klubin tim të ri do të doja të fitoja titullin dhe kupën, siç kam bërë më përpara në Mal të Zi.

– A keni njohuri për Vllazninë dhe historinë e saj?

Sigurisht që kam, Vllaznia është një nga dy klubet më të mëdha në Shqipëri.

– Ju keni luajtur në disa kampionate të tjera më parë, të tilla si në Poloni, Islandë dhe Serbi. Çfarë prisni nga kampionati shqiptar?

Unë pres që ekipi ynë të jetë konkurrues në luftën për të dy trofetë. Unë do të përshtatem shpejt në kampionat dhe do të jap maksimumin tim për t’u bërë kampion!
SHKODRA-SPORT.COM