Nje nga ikonat e futbollit shkodran Selami Dani nuk e sheh si dramë rënien e Vllaznisë nga Superliga. Madje sipas tij, kur skuadra kalon momente jo të mira, një rënie e tillë mund të shërbejë për një ringritje ashtu si duhet të saj në nivele të larta sërish.

Dhe për këtë arsye, ish- sulmuesi i njohur merr rastin e vitit 1962 kur ai vetë ka qenë pjestar i ekipit shkodran që luajti një kategori më poshtë. “Më vjen shumë keq për gjendjen aktuale të Vllaznisë por i ka futbolli këto. Unë vetë jam pjestar i ekipit të vitit 1962 që ka luajtur në kategori të dytë.

Nganjëherë është e mira me u ul një kategori më poshtë, për të filluar pastaj me forca të reja kampionatet pasardhëse. Kjo ndodhi në vitin 1962, ramë në kategorinë e dytë, u freskua ekipi me lojtarë të rinj dhe erdhi më pas ai ekipi i famshëm që fitoi kupa e kampionate e të tjera trofe”-deklaron ai.

I pyetur nderkohe nese Vllaznia do te rikthehet ne fund te sezonit ne Superlige, Dani shprehet: “Patjetër që jam i bindur se Vllaznia do të rikthehet, Vllaznia s’vdes kurrë”.

A do të ndodhë vërtetë kështu edhe këtë herë? Të presim. E rëndësishme është që skuadra të ngjitet sa më shpejt në Superligë dhe njëkohësisht të bëhen planet për një Vllazni ndryshe në sezonet e ardhshme, një Vllazni që të synojë fitimin e trofeve.
© shkodrasport.com