Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.
“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.
Njeri prej ketyre tifozeve qe “jeton” me Vllaznine, padyshim qe eshte edhe Fatmir Dautovi. Ai ka pranuar te jape nje mendim per “Shkodra Sport” me gazetarin Andi Gjurgjej ne lidhje me ecurine e kuqebluve sezonin e kaluar, por edhe per vazhdimesine.
“Ka qene nje sezon shume i sukseshem pavaresisht disa luhatjeve qe erdhen per mendimin tim nga mos pasja e nje fushe stervitore ne kohe rreshjesh dhe stoli jo i plote. Ndersa fitimi i kupes ishte qershia mbi torte per ate sezon.
Merita eshte padyshim e te gjithve nga kryetarja e bashkise, sponsori, stafi teknik me Brdariç ne krye dhe merita kryesore per lojtaret pa perjashtim qe besuan dhe treguan futbollin me te bukur ne Superiore dhe kthyen aty ku i takon emrin e Vllaznise.
Tani presim vazhdimin e endrres titull qe e presim tash 21 vite. Me perforcime te goditura besoj qe do jemi pretendent kryesore per fitimin e titullit”- eshte shprehur Dautovi.
Andi GJURGJEJ