Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” qe dje ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Kristian Baqli, i cili eshte nje kohesisht një tifoz i zjarrte i Vllaznise. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne kete menyre:

“Sezonin qe kaloi kujtojme se erdhem prej play-out-it me Beselidhjen, pra pritshmerite nuk eshte se ishin te medha per ne si tifoza.

Me afrimin e sponsorit z.Xhaferi u pa qarte se diçka ka me ndryshuar per mire si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo e menaxhimit.

Besoj se stafi ne fillim sezonit afroi lojtaret e duhur me aq mundesi financiare qe kishin. Lojtare qe dora e Brdariç i “lidhi” bukur, gje qe u pa edhe ne lojen spektakolare qe na dhane ne dy fazat e para. Loje qe çoi peshe tere Shqiperine.

Pas 2 fazave të para ndryshon pllaka (+9 pike me vendin e dyte). Nje merkato per mua e dështuar, gjthmone duke u nisur te fakti qe kishin mundesine me 2-3 levizje me dal kampion duke pare qe kundersharet nuk i ke patur kurre me dobet.

Nje lodhje fizike ekstreme e lojtareve (ndoshta edhe si rrjedhoje e 2 fazave me te njejtin formacion) ndoshta ndoshta edhe shpeshhere disa levizje te gabuara te trajnerit. Gjithsesi djemte, stafi e tere bashke treguam se nuk dorezohemi, duk arrit me e mbyll sezonin me pik te barabarta me vendin e pare (qe e kena mundur me 10 lojtar).

Por theksoj qe kemi pare nje kampionat plot emocione, qe na kishin mungu prej tek ndeshja e pare deri tek e fundit. Kemi fituar nje kupe republike qe kishim vite pa ngrite trofe ne Shkoder. E per kete dua te falenderoj te gjithe ata qe me siper i kritikova.

Sezoni qe po vjen na gjen ne Kupat e Europes por pa nje president (dmth baba thote shko ne eskursion ne Budva por s’kam lek me t’dhane).

Une kete vit dua te jem tifoz i Vllaznise 9 here kampione, vitet e erreta dua t’i harroj.
Tifozet presin shume, shprehja “hajt mor se a e din ku ishim” nuk duhet te diskutohet me.
Kisha patur deshire qe kete vit me i ruajt disa kualitete qe kemi ne ekip plus qe me afru edhe 2-3 lojtare te tjere qe jane kompetitiv per kampionatin tone, pa harruar ketu qe edhe mundi i djemve te ri duhet vleresuar e me ia dhene mundesine.

Me hapjen e stadiumeve kisha dashur te bej nje thirrje per “bashkim” te tifozave per me perfaqesu Shkodren ashtu siç i takon. (Eshte privilegj me dhene nje mendim si tifoz i Vllaznise por besoj se ka me mijera tifoza qe e meritojne para meje kete mundesi). Ju pershendes kudo qe jeni e ju uroj shendet e te mira te gjithe tifozeve me te mire ne bote.”
Andi GJURGJEJ