HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlasin tifozët/ Sherif Fregjaj: Festimet e këtij sezoni do mbesin në memorien...

Flasin tifozët/ Sherif Fregjaj: Festimet e këtij sezoni do mbesin në memorien time gjithë jetën

Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është një tifoz i zjarrte- Sherif Fregjaj ose siç e njohin te gjithe- Sheri Snaiperi. Nje nga themeluesit dhe drejtuesit e grupimit “Power 12” bashke me pjestaret e tjere te tij kane qene shume aktiv ne mbeshtetjen e skuadres se tyre te zemres.

Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne menyre te shkurter, me pak fjale, por te dala nga zemra, ne kete menyre:

“Sezon fantastik per mendimin tim. Kishte vite qe na mungonte kjo Vllazni. Fatmiresisht une edhe pse kohe pandemie e kam shijuar çdo fitore brenda apo jashte Shkodres nga shkallet e stadiumit ato golat ne kohen shtese. Ato festime do mbesin ne memorien time gjithe jeten.”
Andi GJURGJEJ

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments