Ka disa vite si trajner moshash por vetem dy dite me pare ka provuar ndjesine e te qenurit kampion. Donaldo Lari ne krye te “Basania” U15 u shpall kampion i Zones se Shkodres ne Ligen Amatore dhe padyshim qe ky moment i ka dhuruar atij shume emocione.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, trajneri Lari i ka shprehur keto emocione, ka falenderuar ato qe kane kontribuar ne kete sukses, por edhe ka bere te qarte objektivat per te ardhmen. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
– Çfare do te thote per ty te jesh trajner kampion?
Te jesh traJner kampIon do te thotE te kesh pergjegjsi me te medha se sa kishe me pare. Eshte e veshtire te finalizosh nje sezon me sukses, por eshte me e veshtire qe ta mbash suksesin ne vazhdimesi. Nnuk mjafton kurre puna qe bejme sot me ekipin, çdo dite duhet te japim ma te miren tone dhe te bejme me mire se çfare kemi bere dje per te mbajtur dhe rritur cilesine e punes dhe formimin e sportistit model.
– Kishit emocione pas finales?
Po kisha emocione te papershkrueshme. Ishte nje ndjesi e veçante qe se kisha perjetuar asnjehere.Ishte trofeu i pare per mua ne karrieren time si trajner. Ky lloj emocioni do te mbetet gjate gjithe jetes brenda meje edhe pse besoj se ne te ardhmen do fitoj trofe te tjera, megjithate nuk do ta harroj asnjehere ndjesine qe perjetova heren e pare si trajner kampion.
– Kujt ia dedikoni kete sukses te pare ne karrieren tende?
Edhe pse i sherbej skuadres dhe do t’i sherbej gjithmone skuadres se ciles do perfaqesoj, une kete sukses dhe çdo sukses qe do kem ne te ardhmen, do ia dedikoj familjes time qe sakrifikoi ne kohet me te veshtira per te me plotesur deshirat dhe ambicjet qe kisha dhe kam per te ardhmen si trajner.
– Çfare kishte te veçante ky titull?
E veçanta e ketij titulli eshte se ne jemi nje Akademi e re, me nje vit eksperience dhe fituam titullin kampion qe ne vitin e pare. Kjo tregon se puna dhe deshira e madhe e presidentit, z. Ermir Shimaj dhe stafit te Basania FC eshte dhe do te jete ne vazhdimesine e se ardhmes Ky titull vlen si nje mesazh per te gjithe ata qe nuk na besuan dhe na pergojuan me te padrejte pa na ndjekur asnjeher nga afer por vetem duke dale ne konkluzione te gabuara.
Shpresoj qe sot te kene krijuar idene se Akademia Basania FC sherben per edukimin dhe formimin e sportistit model. Ky titull vlen edhe per ata prinder qe na besuan femijet e tyre, na mbeshteten inisiativen tone dhe deshiren e femijeve te tyre qe te edukohen, te formohen dhe te integrohen sa me mire ne shoqrin sportive. Faleminderit pa fund per te gjithe prinderit qe na besuan femijet e tyre dhe na mbeshteten gjate gjithe kohes, faleminderit per te gjithe prinderit qe do na besojm efemijet e tyre edhe ne te ardhmen.
– A ka elemente qe premtojne tek ky ekip?
Po, ka shume elemente cilesore qe premtojne per te ardhmen e afert qe do jete. Nuk dua t’i cilesoj me emra, por aty ka sportista me cilesi te shkelqyera, te ndryshme nga njeri tjetri por qe i bashkon deshira e madhe qe kane per t’u stervitur dhe ecur perpara./SHKODRA-SPORT.COM/