Antonio Conte është një trajner që pikën më të fortë të tij ka karikimin e skuadrës. Trajneri i Interit ka bërë të njëjtën gjë me tifozët zikaltër dhe popullin italian. Me anë të një video nga shtëpia ku është ngujuar, Conte ka një kërkesë për të gjithë

Ju lutem, qëdroni në shtëpi dhe respektoni rregullat. Është e vetmja mënyrë për të kaluar këtë emergjencë. Situata është e rëndë, por të bashkuar do t’ia dalim. Forca dhe kurajo”, janë fjalët e trajnerit zikaltër.

Klubi i Interit dhe urdhër për të gjithë lojtarët dhe stafin teknik që të futen në karantinë në shtëpitë e tyre pas infektimit të Daniele Ruganit me COVID-19. Mbrojtësi i Juventusit doli pozitiv dhe në kampin zikaltër janë të frikësuar pasi me 8 mars luajtën kundër bardhezinjve të Sarrit. /abcnews/