Vetëm 26 vjeç megjithatë karrierën si trajner e ka nisur në mënyrën e duhur. Duke drejtuar ekipin e 13 vjeçarëve të “Atletik Klub Shkodra” ai ka fituar këtë sezon dy trofe, Kupën dhe titullin kampion.

Eder Zmijani është i lumtur për këto suksese dhe kuptohet që titulli kampion i fituar vetëm tre ditë më parë e ka bërë të ndihet mirë dhe i shpërblyer për sakrificat e bëra.

Ai ka pranuar të flasë për “Shkodra Sport” në rubrikën “flasin trajnerët kampionë” duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

– Çfare do te thote per ty te jesh trajner kampion?

Te jesh trajner kampion eshte nje kenaqesi e veçante pasi eshte mundi, puna, djersa, sakrifica, e gjithe vitit e cila ne fund shperblehet me titullin kampion. Eshte ndjesia ma e veçante kur sheh gjithe femijet te festojne dhe ti si trajner i ke arritur objektivat. Po ashtu eshte nje ndjesi qe te shtyn dhe te motivon te punosh çdo dit me fort.


– Kishit emocione pas finales?

Normalisht qe kisha emocione pasi çdo trofe te jep ato emocionet e veta dhe te mbetet ne mendje gjithe jeten.

– Kujt ia dedikoni kete sukses te pare ne karrieren tende?

Kete sukses ia dedikoj familjes time pasi me ka mbeshtetur gjithmone ne te gjitha drejtimet. Po ashtu ia dedikoj presidentit te “Atletik Klub Shkodra” Elton Bungaja dhe Elvis Legates qe me besuan dhe me bene pjese te nje Akademie te mrekullushme. Pikerisht te “Atletik Klub Shkodra” e cila po tregon qe ka vazhdimesi ne fitimin e titujve kampion. Nje falenderim shkon per prinderit qe na i besuan femijet dhe gjithe djemte e ekipit pasi kane gjithe vitin qe sterviten me pasion dhe deshire si ne diten e pare.

– Çfare kishte te veçante ky titull?

Ky titul kishte te veçante rivalitetin deri ne fund te kampionatit dhe pjesen e pandemise e cila duhet te theksoj qe ka qene e veshtire per te gjitha ekipet, por u pershtatem me se miri.

– A ka elemente qe premtojne tek ky ekip?

Po, ka shume elemente qe premtojne per te ardhmen. Nuk po hyj t’i permend me emra se jane shume dhe kam frike mos te harroj ndokend, por dua te them se jo me kot 4 lojtare jane pjese e ekipit kombetar rajonal./SHKODRA-SPORT.COM/