Ka provuar te shpallet edhe sezonin e kaluar kampion kur ishte trajner tek “Atletik Klub Shkodra”, por suksesi i sivjetem ne krye te Murlani U17 e ka entuziasmuar edhe me shume.
Vahedin Pepaj, trajneri i ketij ekipi, shprehet i emocionuar per kete sukses, por ajo çka eshte me e rendesishmja per te, eshte se e ardhmja e lojtareve te ketij ekipi duket e sigurte dhe kete e tregon edhe fakti se ndonjeri prej tyre, po kalon me sukses edhe provat neper Akademi te ndryshme europiane.
Ka qene rradhe e tij per te qene pjese e rubrikes “Flasin trajneret kampione” dhe Pepaj ka ndare me lexuesit tane emocionet e ketij suksesi.
– Çfare do te thote per ty te jesh trajner kampion?
Te them te drejten eshte nje kenaqesi e madhe, aq me teper kur une jam ne hapat e pare te karrieres si trajner. Keto trofe jane nje nxitje e madhe qe te punoj shume me shume ne te ardhmen.
– Kishit emocione pas finales?
Per çdo trajner eshte emocion i papershkrueshem kur sezonin e mbyll me trofe e normalisht keshtu ishte edhe per mua. Shpallja kampion dhe fitimi i kupes ishte kurorezim i punes se bere gjate gjithe sezonit dhe kur kjo pune si e imja ashtu edhe e skuadres time del ne pah, eshte emocion i dyfishte.
– Kujt ia dedikoni kete sukses?
Suksesin ia dedikoj familjes time dhe ne veçanti djalit tim Darvin qe eshte forca ime me e madhe. Gjithashtu lojtareve te mi qe punuan fort gjate gjithe sezonit dhe stafit te Klubit te Futbollit Murlani qe po bejne nje pune te shkelqyer.
– Çfare kishte te vecante ky titull ne krahasim me ate te vitit te kaluar?
Secili titull ka veçantite dhe emocionet e veta por kete vit punova me nje moshe me te rritur dhe kjo e bente me te lehte bashkepunimin dhe punen ne grup. E veçanta tjeter eshte se Klubi i Futbollit Murlani eshte ne vitin e pare te krijimit dhe trofete jane ato qe tregojne punen e mire dhe mbeshtetjen e madhe qe kemi nga presidenca dhe bashkepunimin mes gjithe stafit dhe trajnerave.
– A ka elemente qe premtojne tek ky ekip?
Ka shume elemente qe premtojne per te ardhmen. Disa nga lojtaret tane kane patur kerkesa nga klube te njohura te futbollit ne Europe. Madje dy nga keta lojtare kane bere paraqitje shum te mire dhe shume shpejt mund te behet edhe kalimi. Po ashtu shume lojtareve ju eshte dhene mundesia te aktivizohen ne ekipin e pare te KF Murlani gjate sezonit qe kaloi.
Kjo tregon se ka elemente te mire qe premtojne per te ardhmen. Besoj shume shpejt KF Muralni do jete nje pike referimi per marrjen e talenteve nga shume ekipe te elites se futbollit ne Shqiperi sepse puna qe behet eshte per tu marre shembull dhe rezultatet kane filluar te duken qe tani.
Per kete duhet falenderuar presidenca me ne krye z. Perparim dhe z.Bledi Rraboshta te cilet kane ndertuar nje klub futbolli model ne Shkoder. Pasionin e madh qe kane per futbollin e tregojne ne mbeshtetjen qe na japin ne si trajnera dhe ne seriozitetin me te cilin punojne si me akademine ashtu edhe me ekipin e pare dhe ekipin e femrave. KF Murlani eshte nje klub futbolli i kompletuar dhe kete do e tregoje e ardhmja./SHKODRA-SPORT.COM/