Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë loje, Vllaznia U-17 ka marrë fitoren e rradhës në kampionat.

Ajo ka mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Akademisë së Futbollit në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, e kanë dominuar lojën në të gjitha drejtimet.

Në pjesën e parë ka shënuar sulmuesi Sindrit Barbullushi ndërsa në të dytën, autori i golit tjetër ka qenë futbollisti Olsi Mali.

Me këtë fitore, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 31 pikëve duke mbajtur sërish vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Ajo ka 10 fitore të arritura, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, me golaverazhin e shkëlqyer prej 33 golash të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.
© shkodrasport.com