Javen e kaluar u aktivizua per disa minuta ne fushe ndaj Paris Saint Germain ne ndeshjen e fazes se grupeve te Champions League dhe ky padyshim qe eshte nje moment qe do te mbetet gjate ne memorien e futbollistes se Vllaznise Klaudia Borci.

Kjo sepse ajo eshte vetem 16 vjeçe dhe mbase eshte nje rekord per kete kompeticion kaq te rendesishem europian. Vete lojtarja ne nje prononcim te dhene sot per “Shkodra Sport” eshte shprehur shume e lumtur per kete gje.

“Natyrisht qe ai debutim me ka bere te ndihem shume e lumtur, per vete moshen qe kam dhe besim qe po me jep vazhdimisht trajneri dhe presidenti. Ajo qe me del mua per detyre eshte qe te vazhdoj te punoj fort qe t’ua justifikoj kete besim ne te ardhmen”.

Borci ka luajtur edhe sot ne pjesen e dyte te ndeshjes ndaj Apolonise per kampionat, te cilen Vllaznia e fitoi me rezultatin e thelle 5-0. Ajo madje ka qene shume prane golit teksa ne nje moment topi i gjuajtur prej saj u ndal vetem nga shtylla.

Duke folur ne lidhje me kete gje ajo do te shtonte: “Po marr çdo ndeshje gjithnje e me shume minuta dhe ajo qe shpresoj une eshte qe te jem sa me shpejt titullare ne formacionin e Vllaznise, por kjo nuk do te jete aspak e lehte sepse ne skuader ka shume konkurrence”.

Te plote prononcimin e futbollistes Klaudia Borci mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: