Shume diskutime per largimin e Liridon Latifit nga Vllaznia, por nderkohe disa skuadra po tentojne ta “rrembejne” ate. Ne fillim u fol per Ballkanin e Ilir Dajes, me pas doli ne skene Tirana, e nderkohe emri i tij se fundi po lakohet edhe tek Partizani.
Por drejtori sportiv i sapoemeruar i te kuqve Arber Abilaliaj ne nje interviste per mediat e ka mohuar kete gje duke thene se Latifi eshte nje lojtar qe nuk pershtatet me mentalitetin e klubit dhe si rrjedhoje nuk kane ndonje interes per te.
“Liridon Latifin e njohim shumë mirë, por na duhet një lojtar që të futet në mentalitetin e klubit dhe të jetë i përshtatshëm për atë që kërkon trajneri i ri”, tha Abilaliaj për mediat.
E nese te Partizani “ia kane mbyllur deren”, nuk ka ndodhur keshtu me Tiranen e cila duket se e pelqen shume si lojtar dhe nga sa behet e ditur, ka arritur akordin paraprak me te dhe ne ditet e ardhshme do te firmose edhe kontrate. Ne fund te fundit eshte çeshtje preferencash./SHKODRA-SPORT.COM/