Partizani vijon të punojë në të gjitha frontet. Skuadra nën drejtimin e stafit teknik po përgatitet për ndeshjen e kthimit ndaj Valmieras në Elbasan Arena ditën e nesërme ndërsa drejtuesit nga ana tjetër vazhdojnë të jenë në kërkim të lojtarëve për të plotësuar grupin e trajnerit Zoran Zekic.

Mbrojtja është reparti më ‘delikat’ i të kuqve ku largimi i Telushit dhe Bitrit ka lënë boshllëk të madh që ende nuk është mbushur. U afrua Kocijan ndërsa ka akord edhe me Todor Todoroski, por do të ketë edhe një tjetër goditje në këtë repart.

Mauro Osores është emri i piketuar nga klubi. Argjentinasi 26-vjeçar luan në qendër të mbrojtjes dhe armën më të fortë ka lojën në ajër duke qenë edhe 1.90 metra i gjatë. Palët kanë arritur akordin me njëri-tjetrin dhe pritet që lojtari të vij në Shqipëri për të firmosur edhe kontratën.

Osores është pjesë e Atletico Tucuman ndërsa ka qenë i huazuar te skuadra si Guillermo Brown, Central Norte ndrsa sezonin e fundit e mbylli me Atletico Rafaela ku zhvilloi 20 ndeshje e shënoi 2 gola./newsport/