Drejtori juridik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Topçiu ka kërkuar nga autoritet që të japin dritën jeshile për të rinisur sa më parë futbolli në vend.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Topçiu tha se kjo situatë është në disfavorin e futbollistëve të cilët nuk janë në furmë optimale për shkak të pauzës së gjatë.

“Federata ka bërë përpjekje që kampionati të fillojë sa më parë. Nuk e prisnim këtë skenar pasi na vështirëson shumë punën për tu rikthyer në normalitet për shkak të kohës. Shpresa jonë ishte që të kishim një datë për fillimin e stërvitjes kolektive siç ka ndodh në Europë dhe Rajon.

Duhet që 5-6 sportistë të stërviten në grup për të filluar kampionatin. Duke kaluar koha komplikohet situata pasi edhe temperaturat ndikojnë negativisht tek futbollistët”, u shpreh Topçiu.

Futbolli të nisë më 31 maj? “Thirrjen e kemi bërë edhe në takimin e përfaqësuesve të ministrisë për të rifilluar. Në këtë situatë që jemi, vështirësohet shumë starti i kampionatit. Sot ishte planifikuar një takim i dytë por nuk u zhvillua duke u shtyrë për nesër. Ndoshta nesër do të kemi një panoramë më të qartë për të ditur çfarë do bëhet më vonë.

Pse nuk do bëhen testet? FSHF i ka bërë për zot që të kryejë shpenzimet e tamponave. Por sipas ekspertëve nuk është e nevojshme pasi kuba është në rënie dhe nuk është e nevojshme pasi nuk ka as futbollist të infektuar.

Pezullohet futbolli? “Nuk kërkohet nga futbollistët që të luhet në kushte të vështira për të bërë 2-3 ndeshje në javë. Situata fizike e futbollistëve rëndohet dhe vijnë nga një periudhë e gjatë pasiviteti. Dëshira është e federatës që të vazhdojë kampionati por ka edhe futbollistë që janë skeptikë.

Reagimi i Andi Lilës – Detyra e Federatës është t’i përgjigjet anëtarëve të saj dhe të bëjnë më të mirën për ata. Palët e treta mund të kenë pakënaqësi dhe rezerva. Andi përfaqëson futbollistët por ai kishte shkruar për klubet presidentët, pasi ata janë personale që mbrojnë interesat e tyre dhe ne jemi në komunikim të përditshëm me ta.

Këto ditë përfundon paketa e dytë e ndihmës financiare të Federatës dhe është bërë një punë kolosale për tu gjendur në këto ditë të vështira anëtarëve të komunitetit tonë. Pakënaqësi do të ketë pasi jetojmë në një vend demokratik.