Java e 18-të do të hapet me ndeshjen që do të luhet në “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Laçit. Nëse Partizani javën e kaluar nuk arriti ta ndalë dot skuadrën shkodrane, tashmë këtë gjë do të kërkojë ta bëjë ekipi kurbinas.

Por ndërkohë të premten të dy ekipet do të kenë nga një mungesë shumë të rëndësishme në rradhët e tyre. Mazrekaj ka plotësuar numrin 4 të kartonave të verdhë dhe nuk do të luajë në Shkodër e po ashtu edhe Krymi i ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e kaluar, do t’i mungojë formacionit të Vllaznisë.

Demir Imeri, futbollisti kuqeblu është pyetur se si do të ndikojnë këto dy mungesa në ekipet respektive dhe ai është përgjigjur: “Jam i shqetësuar vetëm për mungesën e Krymit dhe nuk kam asnjë kënaqësi që do të mungojë Mazrekaj, ndonëse është lojtari aktualisht më në formë i laçianëve”.

Krymi për mendimin tim është një lojtar shumë i vlefshëm për ekipin, por unë shpresoj që ai i cili do ta zëvendësojë, ta bëjë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme”- ka thënë Imeri.

I pyetur ndërkohë nëse beson tek fitorja me Laçin, sulmuesi i kuqebluve është shprehur: “Unë besoj tek forca e grupit që ka Vllaznia dhe shpresojm të dalim me pikët maksimale nga kjo ndeshje.Nuk është aspak një përballje e lehtë.

Kjo sepse tashmë të gjithë na shohin si luajmë, të gjithë na studiojnë e na analizojnë, njëlloj sikur ne analizojmë kundërshtarin. Megjithatë unë kam besim tek shokët e ekipit, kam besimin tek trajneri dhe jam i bindur se do të kthehemi tek fitorja dhe do të thellojmë edhe më shumë diferencën”./SHKODRA-SPORT.COM/