Vllaznia në volejboll për të reja dje është shpallur kampione e Shqipërisë për të katërtën herë rradhazi. Disa prej pjestareve të skuadrës që gëzoi një ditë më parë, në fakt kanë katër vite që e bëjnë këtë gjë.

Ata po rriten si kampione dhe të tilla pritet të jenë edhe në të ardhmen. Njëra prej tyre është edhe “liberoja” Stela Kiri. Ndonjë nga specialistët e këtij sporti e ka quajtur “Super- Stela” për mënyrën si luan, për plonzhonet e shkëlqyera që bën në përpjekjet e saj për të ndihmuar skuadrën në arritjen e çdo fitoreje.

Karriera e saj po vazhdon ashtu si duhet, megjithatë ka ende plane për të realizuar. E re në moshë por planet e së ardhmes për të janë të lidhura vetëm me sportin. Këtë e thotë vetë në një intërvistë të dhënë për “Shkodra Sport” kur është shprehur:

– Stela, çfarë kishte të veçantë titulli i fituar ditën e djeshme nga ana juaj?

– Çdo titull dhe çdo sukses ka bukurinë e vet. Nryshon sepse niveli jonë rritet ma shum çdo herë, fitojmë më shumë eksperiencë dhe cdo vit marrim ma shumë emocione.

– Ka qene i veshtire titulli i sivjetem?

– Me thënë të drejten ka qenë ma i lehtë se vitin e kaluar por gjiths edhe ky kishte veshtirësitë e veta.

– Me te rriturat çfare do pretendoni sezonin tjeter?

– Do pretendojmë padyshim që të jemi në mes katër ekipeve më të mira dhe mos ma mire, sepse kemi shumë per të dhënë.

– Cili eshte pasioni tjeter i juaji perveç volejbollit?

– Aktualisht studioj në Universitetin “Luigj Gurakuqië për edukim për fizik dhe po ashtu, pra merrem me volejboll. Për momentin jeta ime është e lidhur vetëm me sportin dhe besoj se kështu ka për të qenë edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com