Futbollisti i Ilirisë së Fushë-Krujës, Imer Zuna ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës së tij përballë kryesuesve të Grupit A në Kategorinë e Parë, Vllaznisë.

Goli i sulmuesit rezultoi shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, pasi i dha fitoren Ilirisë dhe i shkaktoi humbjen e parë skuadrës shkodrane.

Në një intervistë për “VipSport”, Zuna pranoi se fitorja kundër Vllaznisë ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Ilirisë, që synon ta mbyllë sezonin në 5 vendet e para, që siguron pjesëmarrjen në fazën e “PlayOff”.

Jeni futbollisti qe i shkaktoi humbjen e pare Vllaznisë dhe i keni dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës tuaj. A është ky goli me i rëndësishëm qe Zuna ka shënuar?

Goli me i rëndësishëm jo, pasi të gjithë golat që shënoj janë të rëndësishëm, për të mirën dhe sukseset e ekipit. Ishte një fitore e rëndësishme dhe jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën të marrë tri pikë me shumë vlera.

Iliria ndodhet ne mes te tabelës. Kush janë objektivat e skuadrës, por dhe ato individuale?

Objektivi i skuadrës është të vlerësojmë të gjitha ekipet njësoj dhe të marrim maksimumin e pikëve, pasi synojmë që të jemi në 5 vendet e para kur të mbarojë sezoni. Ai është objektivi kryesor.

Ndërsa vetë Zuna si futbollist synon që të ndihmojë skuadrën nga ndeshja në ndeshje, në mënyrë që të arrijmë përmbushjen e objektivave”,- u shpreh sulmuesi 23-vjeçar.