Sekretari i Klubit, Dibra, dhe trajneri Gospodinov, flasin për Ligën Ballkanike. Vllaznia e ka nisur sezonin e ri me fitoren në ndeshjen në fushën e vet përballë “Barleti-Eagles”. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Klubit, Blendi Dibra, përgatitjet kanë qenë në rrugë të mbarë.

Vllaznia ka edhe një sfidë tjetër këtë sezon, pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, por për Dibrën, kjo do të jetë një sfidë që do të përballohet me pasionin për lojën.

Ndryshe nga sezoni i shkuar, ku vuajti për të siguruar mbijetesën, këtë sezon, Vllaznia e basketbollit për meshkuj ka ndërruar fizionomi dhe, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Klubit, Blendi Dibra, përgatitjet kanë qenë në rrugë të mbarë.

Vllaznia ka edhe një sfidë tjetër këtë sezon, pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, por për Dibrën, kjo do të jetë një sfidë që do të përballohet me pasionin për lojën.

Edhe trajneri Nikolai Gospodinov është i qartë në pritshmëritë e tij në këtë veprimtari rajonale. “Sa i përket Ligës Ballkanike të Basketbollit për meshkuj, pjesëmarrja jonë nuk ka objektiva, për të zënë vende nderi”, – thotë bullgari.

“Ne duam thjesht të përfitojmë përvojë, të luajmë disa ndeshje më tepër dhe të përmirësojmë lojën tonë. Ky është synimi ynë në Ligën Ballkanike”, – përfundoi Nikolai Gospodinov. Vllaznia e ka nisur sezonin e ri me fitoren në fushën e vet përballë Barleti Eagles.