Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFlet shkodrani 14 vjeçar i Panathinaikosit, Elton Fikaj: I lumtur që jam...

Flet shkodrani 14 vjeçar i Panathinaikosit, Elton Fikaj: I lumtur që jam pjesë e kombëtares shqiptare (VIDEO)

Ditën e shtunë është mbyllur grumbullimi pesëditor i kombëtares U15 të Shqipërisë që nën drejtimin e trajnerit Dama ka zhvilluar përveç disa seancave stërvitore, edhe dy takime miqësore.

Pjesë e këtij grumbullimi ka qenë edhe futbollisti shkodran i Panathinaikosit, Elton Fikaj. I datëlindjes 18 tetor 2005, Eltoni ka lindur në Athinë të Greqisë, vend ku prindërit e tij kanë emigruar prej kohësh.

Ëndrrat e tij janë të mëdha megjithatë është në hapat e parë të karrierës së tij. Kuptohet që ka ende shumë për të bërë, por të dhënat i ka të mira. Një sallaks i cili spikat në çdo ndeshje që luan duke i bërë për vete të gjithë.

Sa i takon kombëtares, ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Do luajë për Shqipërinë dhe ndihet mjaft mirë që ka vepruar kështu. Grumbullimi me kombëtaren U15 i këtyre ditëve, është i pari për të, por me siguri që tashmë do të ketë vazhdimisht në të ardhmen.

“Jam i lumtur që jam pjesë e kombëtares shqiptare dhe do të mundohem të bëj më të mirën për të”- ka thënë në një prononcim të shkurtër Elton Fikaj.Rrugëtimi i tij me fanellën kuqezi sapo ka filluar dhe me shumë siguri, do të ketë një të ardhme edhe më të mirë.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments