Fitorja ndaj Tiranës, e ka konfirmuar edhe njëherë Laçin si favorit për një vend në Kupat e Europës dhe protagonist në atë fitore, ishte mbrojtësi Abdurrahman Fangaj i cili arriti të shënonte një supergol duke dribluar gjysmën e skuadrës bardheblu.

Në një prononcim për ‘VipSport.al’, Fangaj shprehet se ai gol i ka dhënë më shumë besim për ta provuar edhe në raste të tjera, ndërkohë që ka folur edhe për ndryshimin e trajnerëve.

“Barazim me Teutë? Nuk do të ishte rezultat i keq barazimi por ne shkojmë me objektivin e qartë për të marrë tre pikshin.
Goli me Tiranën? Normalisht pas atij goli shtohet besimi në vetvete dhe do e provoj përsëri.

Prenga? Profesori ka pak ditë që ka ardhur në ekip domethënë që nuk ka shkopin magjik ta ndryshoj ekipin menjëherë por ka punuar shumë mirë nga ana psikologjike.

Europa nga kampionati apo Kupa? Besoj nga kampionati sepse në Kupë nuk falen gabimet.
Merkatoja? Për sa i përket afrimeve nuk mund të flasë pasi ajo është në dorë të klubit. Objektivi është që një ditë të luaj në një kampionat jashtë Shqipërie”, u shpreh Fangaj. /VipSport/