Erald Lakti këtë sezon është larguar nga akademia e Fiorentinës, ku ka qenë edhe kapiteni i Primaverës, për t’u transferuar i huazuar tek Gubio.

Një aventurë modeste në Serinë C, megjithatë talenti mund të përfitojë shumë nga ana e eksperiencës dhe minutave, ndërsa në një intervistë të fundit ka theksuar se mendon rikthimin te klubi vjollc dhe kërkon të luaj shanset e tij aty.

Sakaq, 21-vjeçari u shpreh se të flasësh në këto moment për rifillimin e kampionatit do ishte një pamaturi. “Të flasësh për rifillimin e kampionatit në këto çaste mund të jetë një pamaturi, tashmë mbetet vetëm të shpresojmë për përmirësimin e situatës. Ata që do vendosin në fund janë organet përkatëse dhe jo ne.

Sa i përket Fiorentinës, kam qenë në grumbullim me skuadrën e parë vitin e kaluar, por më pas më dërguan në huazim te Gubio për të pasur eksperiencën e parë mes profesionistëve. Shpresoj që edhe në grumbullimin e sivjetshëm, të luaj shanset e mia. Pastaj, të shohim si do të vazhdojmë”, u shpreh Lakti. /VipSport/