Ka lene Vllaznine per t’iu bashkuar Apolonine dhe ne kete sezon duket se ka gjetur veten. E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran Serjan Repaj. Ai eshte shnderruar ne protagonist tek skuadra fierake jo vetem me lojen e tij ne mbrojtje, por herepashere edhe me ndonje gol deçisiv qe ka shenuar.

21 vjeçari qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, duke mos gjetur hapesira ne ekipin e pare te kuqebluve, kaloi tek Apolonia dhe duket se nuk eshte penduar me kete zgjedhje qe ka bere.

“Ndjehem mjaft mire tek kjo skuader. Ne kete sezon nuk e filluam mire, por me kalimin e javeve po tregojme se jemi nje ekip shume i forte dhe permes play off-it, do te tentojme ngjitjen ne Superlige.

Po luaj ne qender te mbrojtjes me Diop, nje lojtar qe ka ardhur nga Seria B italiane dhe ai me eksperiencen e tij, me ka ndihmuar shume te rritem nga ana profesionale. Jam i bindur se te dy sebashku do te kishim bere mire edhe ne Superlige”- eshte shprehur Repaj./SHKODRA-SPORT.COM/