Boterori “Katar 2022” ka perfshire te gjithe me emocionet e tij, por natyrisht me te zhgenjyerit ne kete mes jane tifozet italiane. Ne Shkoder ne fakt ata jane te shumte dhe njeri prej me te zjarrteve eshte bejtaxhia i njohur Tonin Pervjela.
Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai e komenton ne kete menyre mungesen e Italise ne kete kompeticion te rendesishem te futbollit boteror: “Ky Boteror per mua eshte si nje dasem qe e ka nje dhanderr, por nusja nuk i vjen kurre”.
Pervjela ka folur edhe per sfiden e sotme Gjermani- Spanje ai eshte shprehur se “i uroj fitore Gjermanise pavaresisht se jam kundershtar me te ngaqe me Italine kane shkuar gjithmone si macja me miun dhe ne fund gjithmone ka fituar macja”.
Tifozi i njohur i axurreve po ashtu e pranon se ne Shkoder “ligjin” e bejne tifozet gjermane qe jane me te shumte ne numer, e pas tyre vijne pastaj ata te Italise e Brazilit.
Per kete te fundit thote se luan futbollin me bukur dhe e konsideron si favoritin kryesor per fitimin e titullit kampion bote edhe kete here. Te plote prononcimin e Tonin Pervjeles mund ta ndiqni ne videon e meposhtme e cila gjendet ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne kete link: