Megjithatë, të besuarit e trajnerit Erik ten Hag, reaguan në fund, në minutën e 89 me Harry Maguire. Mbrojtësi shtyu topin në portën e boshatisur pas një goditje të Bruno Fernandez, teksa për Maguire ishte goli i parë pas dy vitesh. Hera e fundit që kishte shënuar ishte më date 20 shkurt të vitit 2022 ndaj Leeds United.
Por, surprizat nuk kishin fund në Old Trafford me Fulham që realizoi golin e dytë në minutën e 97. Kundërsulm perfekt miqve me Adama Traore që ftoi në aksion Iwobi, me këtë të fundit që la të palëvizur portierin Onana.
Përfundimisht, 2-1 për Fulham që u rikthye të fitonte në Old Trafford pas 20 vitesh. Kështu, mori fund ecuria prej katër fitoresh radhazi e Manchester United që tashmë mbetet në kuotën e 44 pikëve në vend të gjashtë, ndërsa nga ana tjetër, Fulham renditet në vendin e 12 me 32 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Aston Villa fitoi me shifrat 4-2 përballë Nottingham Forest. Skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery mban vendin e katërt me 52 pikë ndërsa Nottingham mbetet me 24 pikë në vend të 16. Ndërkaq, Brighton barazoi në shtëpi nga Everton me rezultatin 1-1, ndërsa Crystal Palace mposhti Burnleyn me shifrat 3-1.