Vllaznia ka nisur sot stervitjen dhe bashke me te edhe pergatitjet per ndeshjet europiane ndaj Universitatea te Krajoves. Ekipi nuk ka qene i plote ne kete seance te pare, nderkohe qe trajneri Josa nuk eshte pare i shqetesuar. Ja si eshte pergjigjur ai ne lidhje me kundershtarin e mesuar nga shorti dhe per merkaton:

“Nuk kisha asnjë preferencë per shortin. E dimë se si është shorti. Mund të binte më e fortë por dhe më e dobët. Me cilindo ekip që të na binte, do të ishte e vështirë. Ne jemi të detyruar të bëjmë punën tonë. Me sinqeritet nuk kisha asnjë preferencë, meraku im i vetëm është që lojtarët e mi të jenë në një gjendje sa më të mirë për ndeshjen e parë. Universitatea Kraiova është një klub i madh dhe historik në Rumani.

Janë ekip serioz dhe gjatë gjithë kohës kanë qenë në treshen e parë në kampionatin rumun. Ne do të bëjmë gjithçka për të kaluar turin. Rumani ka tre ekipe dhe një prej tyre është Universitatea e Krajovës. Do të luajmë me një ekip që ka objektivat e veta.

Unë nuk jam I mendimit sesi është eleminuar vjet Universitatea. Ne duhet që të mendohemi që të ndërtojmë skuadrën për këtë ndeshjen edhe për vazhdimësinë. Normalisht ccdo skuadër që është në short kërëkon që të ec përpara.

Përderisa hyjmë ne fushe për të luajtur, ne do të kërkojmë kualifiimin. Por ato janë një skuadër e fortë dhe kanë objektiva dhe një skuadër me një buxhet më të madh sesa ne.

Unë afrime I them edhe lojtarëve që kanë rinovu me skuadrën. Kështu ne jemi në rrugë të drejtë përsa I përket qoftë rinovime dhe ardhjesve të lojtarëve. Kishim edhe lojtarë të tjerë që shkoj tek Partizani, por kjo tani ka pak rëndësi. Afrimi I Viorit (Sinanit), ka vlerën e vet dhe ne do të shikojmë tani përpara. Më shumë se për Europën duhet që të shikojmë për sezonin që do të kemi përpara. Gjëja që I kam kërkuar presidentit dhe njërëze të klubit që lojtarër që do të jenë në stërvitjen e parë I dua edhe për vazhdimsinë”./SHKODRA-SPORT.COM/