Për ndeshjen miqësore të 6 shkurtit me Gjoeorgjinë që do të luhet në “Qemal Stafa”, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi pritet të grumbullojë edhe katër futbollistë shkodranë. Nuk janë as Hamdi Salihi që nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij dhe as Gilman Lika. Burime pranë Federatës kanë bërë të ditur se në listën e lojtarëve që do publikohet brenda 2-3 ditësh, janë edhe 4 futbollistë shkodranë. I pari është Bekim Balaj, sulmuesi shtatëlartë që luan në Çeki me Spartën e Pragës. I dyti është Armando Vajushi, mesfushori- sulmues që luan në Bullgari me Liteks. Për të dy këta lojtarë, kjo do jetë ndeshja e dytë me kombëtaren shqiptare pas aktivizimit që patën me Kamerunin në muajin nëntor. Përveç dyshes Balaj- Vajushi, këtë herë është thirrur edhe shkodrani 18 vjeçar që luan në Itali me Empolin në Serinë B. Ndonëse është i ri, ai po spikat me formën e tij duke luajtur titullar në mbrojtje në çdo ndeshje të kampionatit italian. I katërti pritet të jetë Erjon Vucaj, mesfushori që luan me Laçin. Në këtë mënyrë duket se po rilind një plejadë e re shkodranësh në kobëtare. Të gjithë të rinj, të talentuar dhe me shumë të ardhme.
www.shkodrasport.com